Kushtetuesja hedh poshte paktin me Greqine
26/01/2010 22:15
Burime informative brenda Gjykates Kushtetuese pohojne se gjate mbledhjes se pasdites se marte gjykata vendosi rrezimin e marreveshjes se percaktimit te kufirit mes Shqiperise dhe Greqise duke kerkuar rinegocim te saj. (UPDATE)
Lajmi nuk eshte bere zyrtar ende nga Gjykata Kushteuese, por burimet e gjykates thane se Kushtetuesja ka vendosur anulimin e paktit, per motive proceduriale duke kerkuar rinegocimin nga e para te marreveshjes me Greqine.
Gjykata u vu ne levizje per shqyrtimin e paktit me date 8 dhjetor, pas ankimimit te marreveshjes per percaktimin e kufirit prej Partise Socialiste ne kete institucion, ku kerkohej shqyrtimi i vlefshmerise ne perputhje me Kushtetuten.
Top Channel