Demtime ne aksin Rreshen-Kalimash

26/01/2010 20:05

Rruga e re nga Rresheni ne tunelin e Kalimashit ka pesuar demtime te ndryshme por me e dukshme eshte vjedhja dhe shkaterrimi i sinjalistikes.

Kjo e ben kete aks rrugor shume te rrezikshem naten per shkak se drejtuesit e mjeteve nuk kane mundesi te orientohen. Ende pa u vene ne pune me kapacitet te plote kjo rruge ka humbur pjesen me te madhe te sinjalistikes ndricuese. Demtimet me te medha te sinjalistikes se rruges vihen re vecanerisht ne aksin Rreps-Tuneli i Thirres.

Nderkohe qe ne kete pjese te rruges ka edhe demtime te vete struktures se saj. Nje demtim i konsiderueshem ka ndodhur ne fshatin Blinisht te Mirdites ku rruga ne nje gjatesi prej 150 metrash ka pesuar shembje dhe deformime. Gjithashtu edhe shembje te strukturave mbajtese anesore.

Ne kete zone jane vendosur tabela per te devijuar levizjen per shkak te rrezikshmerise qe paraqet rruga. Ndersa ne afersi te fshatit Gezic, persona ende te paidentifikuar kane hequr trafikndaresin ne mes te autostrades dhe tani ky segment perdoret per t’u kthyer mjetet duke bere nje zone te rrezikshme per aksidente.

Kjo eshte panorama deri ne hyrje te Tunelit te Thirrjes, ndersa ne anen tjeter te ketij tuneli, demtimet e rruges duken edhe me te medha, ketu ne pjesen derrmuese te rruges sinjalistika eshte vjedhur teresisht. Nje masiv guresh ka rene ne shtratin e rruges fare afer lagjes Drinas ne Kukes, ndersa ne kete lagje, mbi rruge eshte rrezuar nje masiv i tere dheu dhe balte per shkak se pjeset mbajtese te rruges jane shembur.

Keto materiale inerte jane hedhur ne rruge ndersa ne afersi te divizionit ushtarak rruga eshte care ne 60 metra ndersa muri mbajtes eshte demtuar nga erozioni. Prane vendit te quajtur ura 16 oreshe, rreshqitja e nje masivi dheu ka bllokuar plotesisht nje korsi. Demtimet jane shfaqur menjehere pas perfundimit te punimeve ndersa vjedhja e sinjalistikes ka qene nje fenomen qe ka prekur kete rruge edhe gjate ndertimit te saj.

Top Channel