
Presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili, eshte paraqitur ne zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit dhe gjate takimit me sekretarin e pergjithshem, Eduard Prodani, ka kerkuar tri piket ne tavoline.
Pretendimi i drejtuesit me te larte te klubit kavajas ishte se ne ndeshjen ne Vlore, gjyqtari ka bere gabime teknike. Momenti me i diskutuar eshte padyshim vendimi i kthyer tri here ne minuten e dyte shtese te pjeses se pare.
Fillimisht “bilbili” Sadiku ka akorduar goditje kendi, ndersa pas konsultimit me vijerojtesin, ai ka drejtuar doren nga pika e penalltise. Por, pas nje rremuje ne fushe, ku ndeshja u nderpre per mbi 12 minuta, gjyqtari e ka kthyer serish vendimin, duke akorduar vetem goditje kendi. Bizhdili nuk i kursen akuzat as per kryebashkiakun e Vlores, Shpetim Gjika, duke e vendosur theksin te presionet qe ai ushtroi ndaj “xhaketave te zeza”.
“Ajo qe ndodhi ne fushen e Vlores ishte nje ngjarje e rende. I kam telefonuar menjehere presidentit te FSHF-se, Armand Duka, i cili me ka dhene garanci se institucioni qe ai drejton do te marre vendime te paanshme, pasi i intereson vetem futbolli i paster. Pretendimet tona? Ne kerkojme vetem ate qe na takon dhe jemi te bindur se duhet te marrim tri piket ne tavoline”, deklaroi Bizhdili.
“Ndeshja me Flamurtarin mbaroi qe ne minutat shtese te pjeses se pare. Nuk ka ndodhur asnjehere qe gjyqtari te ndryshoje vendimin pas 20 minutave, ku fillimisht akordoi goditje kendi, pas konsultimit me anesorin penallti dhe me pas serish goditje nga kendi. Gjithçka ndodhi pas presionit te pazakonte te drejtuesve te ekipit vlonjat, te cilet pushtuan fushen. eshte e papranueshme. Skuadra ime e la fushen e lojes pa u ekzekutuar goditja e kendit, ndersa gjyqtari e perfundoi pjesen e pare: ky eshte gabim teknik, qe e ben te pavlefshem rezultatin e ndeshjes, pa permendur ketu rastet flagrante qe na penalizuan. Nuk mund ta pranojme vazhdimin e gares, pa u vendosur drejtesia. Duhen marre masa per drejtuesit e Flamurtarit, sepse atje kryebashkiaku Gjika i futi duart ne fyt gjyqtarit dhe e njejta gje mund te perseritet edhe ne Korçe”.
Top Channel