
Pas akuzave te ngritura nga Besa per ndeshjen e se dieles ka ardhur menjehere reagimi i sekretarit te KF Flamurtari, Geri Çipi, i cili, ne nje prononcim per “Shqip”, i ka quajtur jo te drejta deklaratat drejtuesve kavajas.
“Kemi hyre ne fushe per te qetesuar situaten, ka thene Cipi, dhe deklaratat se kemi ushtruar presion nuk jane aspak te verteta. Kemi pare nje gjyqtar qe akordon goditje kendi, me pas nga presioni i ushtruar akordon penallti, madje nje fakt i tille eshte pranuar edhe nga vete gjyqtaret, te cilet kane akorduar penallti pas presionit te ekipit te Beses.
Nje tjeter fakt ku dua te ndalem lidhet edhe me deklaraten e trajnerit Duro, per dalje ne fushen e lojes ne pjesen e dyte, thjesht per te respektuar garen, gje qe nuk eshte aspak e vertete, madje mund te themi qe eshte e kunderta e asaj qe deklarohet. Pjesa e dyte ka vijuar normalisht dhe madje kundershtari ka kerkuar te shenoje, po te ishte per respekt do te kishim pare nje ekip tjeter ne fushen e lojes. Sa per presionin e ushtruar, siç edhe pretendohet nga drejtues te Beses, dua te kujtoj se ne nuk perdorim kepuce, si ne rastin e presidentit Bizhdili. Po ashtu ju kujtoj dhe akuzat ndaj tij ne media per shitblerje ndeshjesh”, perfundoi Geri Çipi.
Top Channel