
Mes nje atmosfere te nxehte pritet derbi i sotem mes Tiranes dhe Dinamos.
Kjo ndeshje pervecse ka rendesine e te vetmit derbi kryeqytetas te mbetur do te kete nje ndikim jo te vogel edhe per vazhdimesine dhe objektivat e ketyre dy skuadrave.
Dinamo vazhdon te mbaje me prepotence kryesimin duke gabuar vetem nje here ne 17 ndeshjet e zhvilluara. Kete forme te mire trajneri Muca thote se vazhdon ta kete skuadra dinamovite.
“Jemi dy ekipe te denja per njera-tjetren. Ekipi kundershtare sigurisht qe eshte me i shqetesuar, nderkohe ne jemi disi me te qete”, thote trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca.
Per nje fitore eshte duke u pergatitur edhe Tirana, e cila eshte grumbulluar qe diten e djeshme ne Linze. Aktualisht bardheblute ndodhen ne vendin e trete 13 pike larg kryesueseve dhe vetem nje fitore ne kete derbi, mund t’i mbaje disi gjalle shpresat, edhe pse te zbehta, per te synuar titullin e ketij sezoni.
“Ndeshja eshte e rendesishme persa i perket kampionatit, por edhe per ecurine e skuadres. Une besoj se skuadra ime do te fitoje, sepse kam futbollistet me te mire”, thote trajneri i Tiranes, Alban Tafaj.
Derbi i kryeqytetit do te jete ndeshja e pare qe do te zhvillohet ne “Qemal Stafa” qe pas incidentit te ndricimit ne ndeshjen e mesjaves se shkuar mes Gramozit dhe Realit te Madridit. Derbi zhvillohet ne oren 18:00.
Top Channel