Përplasja për vdekje e të moshuarit nga portieri i Interit/ Nga Reyes te Diogo Jota, ku aksidentet automobilistike prekin futbollin
Mercedes GP do tentoje te fitoje titullin kampion ne vitin 2010 me njevendeshen MGP W01 qe do te drejtohet nga Michael Schumacher e Nico Rosberg.
Makina gjermane ka kaluar kolaudimet e fundit duke u prezantuar ne Shtutgart. “Eshte nje fillim i ri dhe jam me shume se i motivuar. Skuadra eshte e shkelqyer dhe mund te luftoje per titullin. Une do bej te pamunduren”, theksoi piloti 41 vjecar 7 here kampion bote. Ai ka shtuar se ngrohtesia me te cilen e kane pritur tifozet e ben te jete me i stimuluar.
“Te jesh pjese e shigjetave te argjendta eshte shume domethenese sepse kjo eshte nje shtyese per te qene gjithmone ne krye”, shtoi Schumi. Nga ana tjeter Rosberg nenvizon se ky eshte realizimi i nje endrre per te. “Jam i lumtur qe do punoj me njerez si Norbert Haugh, Ross Brawn dhe Nick Fry. Do jete nje sezon i madh”, deklaroi Rosberg.
Nuk ka si te mos shprehet me nota optimiste as Ross Brawn. “Besoj se per mua do te thote shume. Nje e neserme e mrekullueshme per skuderine tone edhe pse nje vit me pare nuk kishte te ardhme. E rendesishme eshte qe me ne fund kemi rikthimin e nje ikone te vertete si Mercedes. Kam pasur shume privilegje ne karrieren time por eshte shume e vecante te jesh pjese e ketij projekti”, shprehet shefi i skuderise gjermane.
Top Channel