
Algjeria eshte gjysmefinalistja e dyte e Kupes se Afrikes pasi ka mundur skuadren e Bregut te Fildishte me rezultatin 3-2.
Afrikano-verioret dhe skuadra favorite e Bregut e kane mbyllur 90 minuteshin ne barazim 2-2, por gjate shteses Algjeria ka kaluar ne avantazh, duke e pare veten mes 4 me te mirave te Afrikes.
Golin e pare e shenoi Kalou ne minuten e 4-t, ndersa barazimi erdhi 35 minuta me vone nga Matmour. Bregu i Fildishte shenoi serish ne minuten e 89-te me Keita por vetem nje minute me pas rezultati u barazua serish nga Bougherra.
Goli i kualifikimit erdhi nga Bouazza ne minuten e dyte te shteses se pare. Skuadra tjeter e kualifikuar per ne gjysmefinale eshte Gana qe eleminoi organizatoret e Angolas.
Top Channel