Inter fiton derbin dhe sigurine ne krye

25/01/2010 08:35

Interi me 10 lojtare eshte triumfuesi i derbit te “Madonina”-s, pasi ka mposhtur ne San Siro 2-0 Milanin, duke e cuar serish ne 9 pike diferencen me kuqezinjte e Leonardos qe mbajne vendin e dyte.

Nje start shume i mire i zikalterve te cilet tentojne te shenojne me Shnajder dhe Kambiason, por ne fillim shtylla dhe me pas Dida nuk lejuan qe topi te perfundoje ne rrejte. Avantazhi erdhi ne minten e 10-te me autor Militon.

Argjentinasi te cilit iu dhurua nje top nga mbrojtesi i Milanit Abate, nuk fal para portes duke shenuar golin e pare ne kete ndeshje dhe te katertin personal te tij perballe Milanit. Ne minuten e 27-te ndeshja behet akoma me emocionuese, pas ndershkimit me te kuq te Shnajder i cili ironizoi vendimet e gjyqtarit.

Duke perfituar nga epersia numerike, pjesa e dyte e lojes foli e gjitha per kuqezinjte. Ne fillim Sedorf, me pas Bekam e Ronaldinjo kerkojne te barazojne rezultatin, por perpjekjet e tyre kane shkuar dem. Interi nga ana tjeter kerkon golin e dyte me kundersulm, taktika qe e nxorri nga situata. Maqedonasi Pandev shenjestron shtyllen ne minuten e 62, por vetem disa sekonda me vone, 26 vjecari dyfishon rezultatin me nje supergol.

Ne minutat shtese te ndeshjes Milani fitoi nje 11 metersh, nderkohe qe Interi mbetet me 10 lojtare pas daljes me te kuq te Lucio. U mendua se Ronaldinjo do te rihapte lojen, por gjuatja e tij u grushtua nga braziliani Julio Sezar, i cili ishte nje nga protagoinistet kryesore te triumfit te kampioneve ne derbin e Milanos.

FOTO GALERI
1/6
Inter fiton derbin e Milanos

Top Channel