Ahmadinejad: Lajme te mira per uraniumin
24/01/2010 14:55
Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se ditet e para te shkurtit nje lajm i mire per pasurimin e uraniumit.
“Gjate dhjete diteve te aurores do te jape nje lajm te mire ne lidhje me pasurimin e uraniumit me 20 perqind. Eshte nje lajm kaq i embel qe do te beje te lumtur edhe te gjitha vendet qe duan lirine”, eshte shprehur ai.
Irani ka refuzuar nje propozim kompromisi per ceshtjen berthamore me SHBA-te, Rusine dhe Francen.
Top Channel