Nigeri, 150 kufomat e nxjerra nga puset

23/01/2010 17:00

150 kufoma jane gjetur deri tani ne puset e nje fshati ne afersi te qytetit te Josit, ne Nigeri, qe ne ditet e fundit eshte kthyer ne fushe beteje mes myslimaneve dhe te krishtereve.

“Kemi gjetur deri tani 150 trupa te pajete te hedhur ne puse, ndersa 60 persona te tjere rezultojne te zhdukur”, ka deklaruar nje zyrtar nigerian per agjencine e lajmeve “AFP”.

Nxjerrja e trupave ka filluar qe prej dites se enjte, kur dhe u be zbulimi. Fshati Kuru Karama ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit te Josit.

Top Channel