Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Autoritetet franceze jane vene ne kerkim te trafikanteve qe braktisen nje dite me pare me shume se 120 refugjate ne nje plazh te ishullit te Korsikes.
Mes refugjateve kurde e tuniziane ka edhe femije e gra shtatzena. Sipas ministrit francez te Emigracionit, Erik Beso, nje motobarke e dyshimte eshte pikasur ne ujera nderkombetare e me te gjithe gjasat, do te ndalohet nga rojet bregdetare te Italise fqinje.
124 refugjatet jane ne gjendje te mire shendetesore dhe jane marre nen perkujdesje ne qytetin e Bonifacios. Nje pjese deklaruan se jane kurde e vijne nga Siria, ndersa te tjeret thane se ishin arabe tuniziane.
Por nuk dihet ende me siguri se cila ka qene vendnisja e tyre. Autoritetet franceze kane nisur nje hetim per ceshtjen.
Zbarkimi i emigranteve ne kete ishull te Mesdheut konsiderohet dicka teper e rralle, duke qene se klandestinet synojne zakonisht territorin italian, prej nga mendojne se e kane me te lehte kalimin neper vendet e tjera te Bashkimit Europian.
Top Channel