Iran, opozita denoncon arrestimin e gazetareve
23/01/2010 15:45
43 gazetare iraniane kane perfunduar ne burgjet e vendit pasi jane arrestuar nga policia gjate vales se protestave ne vend.
Lajmin e ben te ditur faqja opozitare ne internet Kaleme. Kjo faqe qe perfaqeson liderin opozitar Mir Hossein Mussavi, thekson se gazetari i fundit i arrestuar eshte Lili Faratpur, e cila ndalua nga policia diten e merkure pasi ndodhej ne Gjykaten Revolucionare te Teheranit.
Ajo kishte shkuar atje per te marre lajme nga djali i saj, Behrang Tonekabani, edhe ai nje gazetar i arrestuar.
Top Channel