Haiti, nxirren nga rrenojat dy te moshuara

23/01/2010 10:20

Haiti vazhdon te jete ne kaos prej lekundjeve shkaterruese ne kryeqytetin Port au Prince.

Megjithate ne vendin e katastrofes mberrijne edhe lajme te mira per mbijetese te te moshuarve, foshnjave apo grave shtatzena.

Keshtu kur thuajse te gjithe familjaret kishin humbur shpresat, ekipet e shpetimit ia arriten te nxirrnin jashte nje te moshuar 69-vjecare, e cila ka mbijetuar mrekullisht pa uje dhe ushqim per 10 dite te plota.

Megjithate gjendja e saj eshte e rende dhe mjeket po bejne te pamunduren per ta mbajtur ne jete.

Me pas erdhi edhe nje tjeter lajm ku njoftohej se nje 84-vjecare ka mbijetuar per 10 dite nen rrenoja dhe gjetja e saj e gjalle ka qene vertet e pabesueshme.

Top Channel