Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Goering. Ju kujton gje ky mbiemer? Ndoshta po te kthehemi shume vite pas, ne Gjermanine naziste do te shikonim se sa frike ngjallte ky mbiemer, sepse ate e mbante Hermann Goering, krahu i djathte i Hitlerit.
Nese tmerret e shkaktuara nga nazistet ne vitet 30-40 vazhdojne te ngelen ne kujtesen e shume njerezve, stermbesa e ish drejtuesit nazist, Bettina Goering ka refuzuar te behet nene pasi ka pasur frike se mos femija i saj trashegon genin e stergjyshit. Nje vendim te tille ka marre edhe vellai i saj.
“Familja ime nuk me ka lene asgje ne trashegimi, vetem nje mbiemer qe eshte shume i rende per t’u mbajtur”, thekson 58 vjecarja qe aktualisht jeton ne New Mexico. Ajo ka provuar te martohet per te zbehur dicka nga genet e paraardhesve, por as kjo nuk ka rezultuar nje zgjidhje per te hedhur pas kraheve gjithcka.
Vendimin per te mos lindur femije, bashke me vellain, ajo e ka marre ne vitin e larget 1982, pasi ata nuk deshirojne qe ne bote te ekzistoje me mbiemri Goering. Hermann Goering u denua me vdekje ne vitin 1946 nga gjyqi i Nurenbergut, por pak dite me vone ai vrau veten ne qeli.
Top Channel