
Te autokontrollosh veten me ushqimin dhe te hash ne menyre te shendetshme me pak kalori do te thote te kesh jete me te gjate dhe me te mire.
Pas nje sere analizash dhe studimesh kryer te qeliza mushkerish normale dhe ne fazat fillestare te kancerit, eshte realizuar nje kerkim i thelle shkencor nga drejtuesit e Universitetit te Alabames.
Eshte vene re se nese sheqeri mungonte, qelizat normale jetonin me gjate, ndersa ato para-tumoriale vdisnin.
Te gjithe efektet, qe nuk varen nga ndryshimet ne ADN, por jane nje reagim i ambientit ne te cilat gjendet qeliza, quhen efekte epigjenetike dhe po marrin gjithnje e me teper rendesi ne syte e shkencetareve, pasi mund te ndikojne ne fatin e qelizave me shume se sa mendohej ne te kaluaren.
Ky studim do te beje qe ne pak kohe te realizohet nje burim i rinise farmakologjike, nje medikament, qe te jete ne gjendje te krijoje mundesi per jetegjatesi dhe per trup pa tumore.
Ndaj ashtu sic eshte keshilluar gjithnje, mire eshte qe per te patur nje jete me te mire, te nisesh qe tani te hash ne menyre te shendetshme.Eliminoni embelsirat, yndyrnat, te skuqurat, sidomos me vaj vegjetal dhe hani shume fruta, zarzave dhe drithera.
Top Channel