Qeveria e Maqedonise vendosi te ndaje 100 mije dollare ndihme per banoret e Haitit, te goditur nga termeti shkaterrues qe la rreth 50 mije te vdekur.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i qeverise se Shkupit, Martin Martinovski, i cili ka deklaruar se pervec ndihmes financiare, qeveria eshte e gatshme te dergoje ne Haiti edhe nje staf mjekesor.

Per kete motiv, ka sqaruar zedhenesi, Shkupi zyrtar eshte vene ne kontakt me organizatat humanitare nderkombetare, si Kryqi i Kuq dhe Mjeket pa Kufij.

Ne vartesi te nevojave ekipi mjekesor maqedonas do te perbehet nga tre deri ne pese anetare, ka shtuar me tej Martinovski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA