Banakieret, balerinat, njerezit e club-eve, te gjithe keta perberes te nje mbremjeje te kendshme, por nese kerkojme nje perberes te detyrueshem per t’ia kaluar mire, ky eshte pikerisht disc-joker, i quajtur shkurt DJ.

Fenomeni DJ ka njohur nje shperthim te madh kohet e fundit dhe kategoria e tyre eshte mbushur me lojtare te te gjitha niveleve. Shumica e adoleshenteve duan te behen DJ, ndersa lokalet nuk hapin dot dyert pa nje te tille.

Dori DJ eshte nje nga me te vjetrit dhe me te njohurit. “Pak vesh muzike duhet. DJ eshte i detyruar qe te ndjeke publikun kur faktikisht ne bote ndodh e kunderta”, thote ai. Dicka midis fonistit dhe muzikantit. Te jesh DJ eshte sa e lehte dhe e pamundur. Adi Disha, nje tjeter artist i CD-ve po kaq i njohur, ka kendveshtrimin e tij.

“Gjeja kryesore per t’u bere DJ eshte te kesh kulture muzike dhe kulture te pergjithshme. Duhet te studiosh shume muzike, duhet ta dashurosh shume kete pune dhe eshte shume e rendesishme te kesh gusto”, thote ai. Muzika dhe teknologjia kane bere njerez te stonuar kengetare te mirefillte me play-back, ndersa per keta djem gjithcka eshte live, ashtu si emisioni radiofonik ne Top Albania Radio i Dori DJ.

“Shumica e DJ-ve te Top Albania Radio luajne edhe ne club-e. Diferenca eshte se ne radio kontakton me publikun virtualisht, ndersa ne club-e i ke prezent”, shton Dori.  

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA