Kryesia e Lidhjes Demokratike te Dardanise, ne krye me liderin e saj akademik Nexhat Daci, bene homazhe para varrit te presidentit te pare te shtetit te Kosoves dr.Ibrahim Rugova, me rastin e katervjetorit te ndarjes nga jeta.
Akademik Daci me bashkepunetore vizituan edhe familjen e presidentit Rugova ne rezidencen e tyre ne Velani, ne shenje respekti per kontributin e fuqishem te tyre gjate viteve.
“Presidenti Rugova e deshmoi se eshte ne nje rruge te drejte, ne rruge te Zotit. Do t’i perulemi perhere vepres dhe sakrifices se ideatorit Rugova dhe LDD-ja do te jete e perkushtuar gjithmone qe te punoje dhe te kontribuoje per te miren e vendit ne frymen dhe filozofine e presidentit te Republikes se Kosoves dr.Ibrahim Rugova”, tha Daci, beri te ditur Telegraf.
Top Channel