
Ne 7.40 Dorina Murrashi, 23 vjec nga Librazhdi duhet te parqitet ne brigade.
Rregullat ushtarake nuk njohin tolerime, ndaj ne 8 fiks eshte koha per reshtoren e mengjesit.
Jemi ne Brigaden e Reagimit te Shpejte ne Zall Herr. Nje repart ushtarak ku shume nga ata qe mbajne uniforme, jane ne te vertete ushtare te punesuar nga ushtria shqiptare. Dorina eshte njera prej tyre.
Ajo eshte nje vajze mjaft kurajoze, ka shpirt luftarak dhe i pelqejne sfidat. Me deshire ka zgjedhur nje profesion jo fort te zakonshem per nje vajze, ate te ushtarit.
“Kete profesion duhet ta kesh pak ne gjak. Une kam babain ushtarak dhe e kam dashur gjithmone uniformen”, eshte shprehur Dorina.
Ka plot nje vit qe e reja kalit brishtesine vajzerore per te qene nje ushtare e denje ne Kompanine e Mbrojtjes nga Armet e Demtimit ne mase. Beson fort se i saji nuk eshte nje mision i pamundur.
“Une kam mbaruar shkollen per laborante kimiste dhe ketu mendoj se mund te zgjeroj njohurite e mia personale dhe profesionale”, thote Dorina.
Ajo po vesh kostumin e specialitetit te saj ushtarak. Me kete mburoje plastike eshte e afte te depertoje ne zona te ndotura me radioaktivitet apo lende helmuese. Detyra eshte te beje matje ne zemer te rrezikut.
E reja ushtare e dashuron profesionin e saj, pavaresisht se ai shume here kerkon durim dhe kalitje mashkullore.
Dorina stervitet 7 ore ne dite, duke marre mesime taktike, pergatitje speciale dhe fizike. Ajo nuk eshte e vetmja vajze ne repart, megjithate sikurse koleget duhet t’i shkoje ne krah forces mashkullore. Toger Erdion Bundo na tregon se ajo u perket atyre ushtareve, te cilet nuk dorezohen lehte.
“Eshte vertet nje ushtare shembullore dhe ka krijuar marredhenie shume te mira me koleget. Detyra e kimistit eshte shume e veshtire, por me ushtare si ajo eshte shume e lehte te punosh”, thote Erdioni.
Ne reformim e siper, ushtria shqiptare eshte kthyer se fundi ne nje punedhenes per nje numer te rinjsh, mes tyre shume femra. Specialistja e Marredhenieve civilo-ushtarake Enkelejda Tyrku, tregon se ato jane te shperndara ne cdo brigade.
“Ne qendren operacionale te FA kemi shume femra qe marrin pjese dhe ndihmojne ne punen e tyre”, thote Enkelejda.
Te jesh femer ushtare te ben te ndihesh e vecante, e per me teper e dobishme. Per Dorinen ky profesion ka nje domethenie te madhe.
“Aq e bukur dhe aq e veshtire. Femrat po regojne se cdo pune dhe lodhje e ka nje fill mbrapa, sado e lodhshme te jete ajo”, shprehet Dorina.
Femrat tashme jane jo vetem force konkrete mes detyrave ushtarke, por edhe nimfat qe dine te zbusin ne heshtje shpirtrat e egersuar ne situata te pazakonta. Duke larguar disi hijen e rende dhe ashpersine qe imponon, te qenit nen arme.
Top Channel