11- vjecari shkruan nje aplikacion per iPhone

19/01/2010 16:10

Cameron Cohen, i cili gjendet prej kohesh ne spital per nje problem shendetesor, ka krijuar nje aplikacion per iPhone ne moshen 11 vjecare.

Kohet kane ndryshuar, talentet e reja mbeten dhe vazhdojne te cudisin. Por historia e Cohenit te vogel eshte shume domethenese.

Dhe jo vetem se aplikacioni i tij, iSketch, nje program per te vizatuar ne celular i cili krijimet mund t’i dergoje nepermjet e-mail, eshte aprovuar nga “Apple” dhe eshte ne shitje ne “App Store”, dyqani “online” i programeve per “iPhone”. Origjina e kesaj shpikjeje eshte nje shtrim i gjate ne spital.

Aty ky femije kalifornian eshte interesuar per kompjuterat, duke studiuar programim si autodidakt, duke pare video te realizuara nga profesoret e Stanford te cilat i gjente ne web.

Me parate e fituara, pervecse arrin te paguaj sherbimin mjekesor ndaj tij, por ka vendosur dhe nje pjese te tyre t’i jape per bamiresi.

Ndihma do te shkoje per parkun e lojrave te spitalit per femijet e semure.

Top Channel