Tirana vijon te stervitet me intensitet te larte ne Kemer te Turqise dhe pavaresisht se grupit i duhet ende shume pune per te gjetur parametrat optimale, stafi eshte i bindur se kjo faze pergatitore do te kete efektet e saj pozitive per skuadren.
Tirana, edhe pse 13 pike larg kreut, synon te beje mrekulline, duke synuar pra fitimin e titullit.
Kjo nuk eshte aspak e lehte, por ku degjon argumentet e lojtareve titullare, pjesetareve te stafit teknik e drejtues, bindesh qe Tirana ka te drejte te shpresoje deri ne fund. Per te gjithe, refreni eshte i njejte: “Gara eshte e hapur dhe fatet e titullit luhen dhe ne javen e fundit”.
Nisur nga kjo, lojtare e drejtues i jane vene punes per te rikuperuar diferencen me pike ndaj Dinamos kryesuese, te cilen do ta presin ne derbin e 24 janarit.
Diferencen prej 13 pikesh ndaj kryesueses e sheh te madhe dhe aspak te favorshme, por ka besim se fatet e titullit do te luhen ne javet e mbetura, duke qene i bindur se Tirana mund te beje ne fund mrekulline.
“Pervoja nga kampionatet e fundit dhe forca jone reale na bindin se fatet e titullit luhen dhe ne javen e fundit. Une siguroj mbeshtetesit se ne do ta themi fjalen tone me pergjegjesi ne momentin e duhur, duke filluar qe nga derbi i radhes. Kush e njeh Tiranen dhe forcen e saj e kupton se gara kerkon sakrifice deri ne fershellimen e fundit”, perfundoi Muka.
Top Channel