Sherri Bashki-Ndertimore, ne pyetje policet
14/01/2010 08:55
Prokuroria e Tiranes ka marre ne pyetje pese efektiva te Policise se Shtetit, qe kane shoqeruar ne komisariat nje punonjes te Bashkise se Tiranes gjate sherrit per nje truall ne qender te Tiranes vitin e kaluar.
Burime nga akuza e kryeqytetit thane se pese efektiva te Policise se Shtetit, perkatesisht te komisariateve 1 dhe 3, jane thirrur nga Prokuroria e Tiranes, ne menyre qe te pyeten lidhur me incidentin e ndodhur para disa kohesh ne qender te kryeqytetit, per zaptimin e nje siperfaqeje toke.
Kallezimi eshte bere nga Bashkia e Tiranes, pasi pese efektivat kane shoqeruar me force inxhinierin i Inspektoratit te Ndertimit prane zyres Urbanistike te Bashkise se Tiranes, Gerti Lala.
Top Channel