
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe komuniteti europian kane premtuar ndihme deri ne rehabilitimin e plote te zones se Shkodres, e cila eshte demtuar rende prej permbytjeve te diteve te fundit.
Ambasadori amerikan John Withers deklaroi se neser do te jepen te dhena per fazen e pare te ndihmes nga SHBA-te qe do te ndiqet nga nje tjeter faze qe konsiston ne kthimin e njerezve ne shtepi.
Po ashtu ambasadori i KE-se Helmut Lohan u shpreh se komuniteti nderkombetar ka shprehur solidaritet konkret si ne eksperte ashtu edhe ne shperndarjen e ndihmave.
“BE dhe shume vende anetare kane treguar solidaritet, qe nuk perfundon ketu. Ne do te jemi ketu ne rikuperimin dhe rehabilitimin e zones”, u shpreh Lohan.
Presidenti i vendit Bamir Topi deklaroi nga ana e tij se situata kritike tashme ka kaluar, ndersa nga dita ne dite vihet re terheqje e ujerave dhe permiresim i situates.
“Vleresoj impenjimin e treguar dhe solidaritetin e shfaqur ne keto dite te veshtira. Iu bej thirrje te gjitheve te vazhdojne ne evidentimin e demeve me qellim qe gjithcka te kompensohet mbi bazen e nje gjykimi profesional”, u shpreh Topi, duke kerkuar po ashtu bonifikimin substancial.
Deklarata e Topit u dha nga Shkodra, ne fshatin Obot, ne nje prej zonave me te goditura nga permbytjet. Kreu i shtetit organizoi nje vizite ne terren sebashku me ambasadorin Withers, Lohan si dhe ambasadorin e Spanjes ne vendin tone, Manuel Montobbio.
Top Channel