Permbytjet, mberrijne te tjera ndihma nga Greqia

14/01/2010 12:15

Shteti grek nis ndihma te tjera per zonat e prekura nga permbytjet ne Shkoder.
 

Nje elektropompe per thithjen e ujrave ne zonat e demtuara nga vershimet ka mberritur ne vendkalimin kufitar te Kapshtices mes ndihmave humanitare.

Kryqi i Kuq i shtetit fqinj dhe disa institucione kane akorduar per vendin tone nje sasi ndihmash qe konsistojne ne ushqime dhe medikamente nderkohe qe bashke me ngarkesat ka mberritur edhe nje pajisje qe do te sherbeje per largimin e ujrave.

Dorezimi i ndihmave eshte bere nepermjet prefektures se Korces nga pala greke ne kufi per te mbeshtetur zonat qe po vuajne pasojat e permbytjeve masive.

Top Channel