Lista e barnave, Shendetesia korrespondence me Financat

14/01/2010 08:45

Lista e barnave me rimbursim nuk eshte e shtrenjte, fondi i vendosur ne dispozicion per ilaçet qe do te rimbursohen kete vit nuk eshte me i larte se ai i nje viti me pare. Problem mbetet rritja e çmimit te euros ne kursin e kembimit te valutes.

Te gjitha keto sqarime kane qene pjese nga korrespondenca e Ministrise se Shendetesise, derguar Ministrise se Financave pas kthimit te listes se banave me rimbursim per shkak te fatures financiare.

Sipas Financave, kjo fature eshte e larte dhe nuk mund te perballohet. Nisur nga kjo, Komisioni i Rishikimit dhe Miratimit te Listes se Barnave me Rimbursim duhet te kryente te gjitha rishqyrtimet per shkurtimin e shpenzimeve.

Pas kthimit mbrapsht te propozimit te listes se barnave me rimbursim per vitin 2010, specialistet e shendetesise i kane sqaruar nepermjet nje shkrese zyrtare Financave se lista e barnave eshte e balancuar deri ne detaje, problem mbetet rimbursimi per shkak te çmimit te euros.

Disa nga ilaçet, te cilat konsiderohen te shtrenjta, jane per pacientet qe trajtohen nga problemet e gjakut, barnat postransplantin, apo nje grup ilaçesh per pacientet me insuficience renale, probleme ne veshka.

Lista e barnave me rimbursim duhet te hynte ne fuqi me 1 janar te ketij viti. Miratimi i listes se re eshte bere ne daten 20 dhjetor dhe projektvendimi ka shkuar per miratim prane Ministrise se Financave, e cila duhet te thoshte fjalen e fundit.

Ndersa kjo liste nuk ka gjetur miratimin e finances, edhe pse e kopsitur me minimumin e shpenzimeve, do te shtyhet per miratim deri ne gjetjen e nje konsensusi. Ministria e Shendetesise, veç sqarimit qe ka bere per Financat, ka kerkuar mirekuptim, per aprovimin e listes dhe gjetjes se fondeve te veçanta per perballimin e te gjitha shpenzimeve.

Listen e barnave me rimbursim 2010 e ka prekur kriza. Edhe pse Komisioni i Hartimit te Listes eshte munduar te mbaje balanca perseri, Ministria e Financave ka pasur objeksione.

Nga ana tjeter, lidhur me çmimin e euros ne tregun e valutes, zhvleresimit apo vleresimit te lekut, Shoqata e Grosisteve dhe perfaqesues te ISKSH-se rane dakord qe çmimi me te cilen do te llogaritej tregtimi i barnave do te ishte sipas raportimit te kursit mesatar te kembimit nga Banka e Shqiperise.

Top Channel