Ligjerohet shpronesimi i “Tajvanit”

14/01/2010 08:50

Hyn ne fuqi vendimi i qeverise per te shpronesuar parkun “Rinia”, prone e kompleksit argetues “Tajvan”.

VKM-ja qe ka hyre ne fuqi ne daten 30 dhjetor, shkaktoi debate te ashpra mes qeverise, bashkise dhe pronareve te kompleksit, te cilet pretendonin se procedura e blerjes se tokes eshte kryer komfort rregullave ligjore.

Megjithate, edhe pse ka hyre ne fuqi duke u botuar ne Fletoren Zyrtare, qeveria nuk mund te procedoje me shpronesimin e truallit, pasi Bashkia e Tiranes e ka ankimuar vendimin ne gjykate, duke ngrire procesin.

Nje nga pronaret e kompleksit eshte shenjestruar nga Kryeministri Sali Berisha per favore me lejet e ndertimit, ne bashkepunim me kreun e Bashkise se Tiranes.

Qendrimet e Kryeministrit, pasi u bene publike, gjeten “zbatim” nga struktura te posaçme shteterore, duke nxjerre edhe vendimin e shpronesimit. Ne shenjester te qeverise jane vendosur edhe biznese te tjera, kryesisht te ndertimit, per shkak se kane lidhje interesash me kreun e opozites.

Vendimi

Ne vendimin e dates 11 dhjetor 2009, me propozim te ministrave te Drejtesise dhe atij te Brendshem, Kryeministri lejoi kalimin ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, pronen e paluajtshme shteterore, “Lulishte Parku Rinia”, me numer pasurie 7/187, numer kadastral 8380, PQ-11, me numer rendor 619, ne listen e pjesshme te inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, qe jane ne juridiksionin territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane, te Qarkut te Tiranes.

Kalimi i kesaj prone nga Bashkia Tirane, te MPPTT-ja, solli reagimin e kryebashkiakut dhe perfaqesuesve te firmes. Nderkaq, vendimi vijonte duke percaktuar se prona e paluajtshme shteterore, “Lulishte Parku Rinia”, “te hiqet nga lista e inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, qe jane ne juridiksionin territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane, te Qarkut te Tiranes, miratuar me vendimin nr.834, date 13.12.2006, te Keshillit te Ministrave”.

Zbatimin e vendimit Berisha ia ngarkoi ministrit te Brendshem, ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministrit te Drejtesise dhe kryeregjistruesit te Pasurive te Paluajtshme.

Reagimi

Shkak per marrjen e ketij vendimi eshte bere pretendimi i shitjes se parkut me çmim teper te ulet, qe nuk perputhej me tregun.

Por kompania “Tajvan” deklaron te kunderten. “Sqarojme publikun se trualli ku ushtrojme aktivitetin eshte ndertuar ne nje siperfaqe 1815 metra katrore, te blere nga persona private. Kjo blerje eshte bere ne vitin 2001 dhe me pas e kemi pajisur me leje ndertimi per 2 kate nentoke dhe 2 kate mbi toke.

Per sa i perket siperfaqes prej 1310 metra katrore, sqarojme se behet fjale per nje shtese ndertimi bodrum.

Kjo siperfaqe toke eshte blere ne perputhje me ligjin perkates te legalizimeve.

Vlera e legalizimit qe eshte paguar eshte 500 mije dollare. Nese legalizimi do te ishte bere sot, vlera e legalizimit do te ishte 10 mije dollare, pra kemi paguar nje shume 50 here me te larte”, ishte reagimi i shoqerise.

Ata hedhin poshte deklaratat e Ministrise se Puneve Publike, per favorizim nga Bashkia e Tiranes, duke e mbeshtetur me faktin se kishin aplikuar per ndertimin e nje godine 20-kateshe per zyra dhe sherbime, nderkohe qe u miratuan vetem dy kate.

Top Channel