
Nje aksident ne pune i ka marre jeten nje puntori te huaj ne ndertimin e tunelit te Kalimashit.
Behet fjale per puntorin e firmes “Bektel Enka”, Kasem Dynder 54 vjec.
Ka qene ora 20:40 minuta kur keqmanovrimi i njerit prej drejtuesve te nje eskavatori ka shkaktuar tragjedine brenda ne tunel.
Punetori eshte derguar me urgjence ne spitalin e Kukesit, por sipas mjekut roje qe ka pritur kete rast, Mustaf Mustafa, 54 vjecari turk kishte humbur jeten.
“Na lajmeruan disa minuta perpara se te vinte i vdekuri ketu se do te vinte nje urgjence nga Kalimashi. Ne oren 20:55 mberriti ne urgjencen e spitalit dhe u cua me barrel ne reanimacion. Nga kontrolli qe i beme konstatuam se ai erdhi i vdekur”, eshte shprehur Mustafa.
Mbremjen e djeshme ne vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia e cila ka nisur menjehere hetimet.
Te dhenat e para kane vertetuar faktin se vdekja ka ardhur nga goditja e buldozerit qe po punonte brenda ne tunel.
Gjate manovrimit, 54 vjecari ka marre plage te renda qe i kane ksuhtuar atij edhe jeten.
Top Channel