
Jo vetem diplomaci, viza dhe politike. Ka vende qe influencen e tyre e shtrijne edhe permes kultures.
Jane me qindra aktivitetet kulturore qe vende te ndryshme zhvillojne ne Shqiperi permes zyrave te tyre te posacme, instituteve apo edhe praktikave te shkembimeve. Por si ka nisur ky lloj interesimi? Institucione me eksperience disa vjecare si “British Council” apo instituti “Goethe” iu pergjigjen fillimisht nevojes se kohes, etjes se shume shqiptareve per te mesuar gjuhe te huaja.
Per studiuesin Blendi Kajsiu ky interes perkthehet keshtu: “Maksimalisht do te thote te promovosh kulturen qe nga perditshmeria deri tek letersia e keshtu me radhe”. Por kurset e gjuheve te huaja jane vetem nje pjese e vogel e sferes se aktiviteteve te ketyre institucioneve qe sherbejne si pararojat e ndikimit te vendeve te fuqishme tek ne. Aida Berxholli, menaxhere marketingu ne “British Council” eshte e mendimit se institucione si ai ku ajo punon, u sherbejne kerkesave te njerezve.
“Njohja e popujve me njeri-tjetrin e ben boten me te mire. Per kete arsye ne veprojme ne cdo fushe qe nga garanton rolin e mediatorit”, pohon ajo. Ndersa per drejtoren e Institutit Gete Brigita Grau-Gynter eshte shume e rendesishme qe bashkepunimi te jete reciprok. Pavaresisht veprimtarise se dobishme qe keto institucione zhvillojne ne Shqiperi, per ofrimin e ndihmes per qytetaret e interesuar per vendet nga ato vijne, ekziston edhe nje efekt tjeter.
Top Channel