Ushtria nderhyn ne Bune

13/01/2010 20:10

Kryeministri Berisha ka vizituar grykederdhjen e lumit Bune, i cili eshte identifkuar si nje nga problemet kryesore, qe ndikon ne nivelin e permbytjeve.

Lumi Bune nuk shkarkon dot aq shume uje sa jane prurjet dhe per kete arsye eshte i domosdoshem thellimi i tij.

Ky proces ka nisur sot nga nje drage e fuqishme, e cila, do te punoje ne emergjence per te thelluar sa me shume Bunen ne derdhje te saj.

Kjo do te mundesoje shkarkimin me te madh te ujerave dhe efektin e pare pritet ta jape ne qytetin e Shkodres, ku rruga hyrese eshte ende e permbytur.

Kryeministri Berisha tha se menjehere pas kesaj do te shpallet tenderi nderkombetar per ta bere lumin Bune nje lume te lundrueshem, i cili, ne nje te ardhme jo shume te larget do te shfrytezohet edhe per turizem.

Njekohesisht me thellimin e Bunes, kryeministri Berisha tha se duhet forcuar edhe argjinatura e tij, duke e bere me te sigurte, bashke me argjinaturat e Dajcit dhe lumit Kir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA