Pakistan, treni shtyp 10 femije

13/01/2010 10:20

Sikur te mos mjaftonin problemet me talebanet dhe viktimat civile qe shkaktohen ne luftime, Pakistani eshte tronditur nga nje tjeter tragjedi.

10 nxenes kane humbur jeten pasi autobusi me te cilin po udhetonin eshte goditur dhunshem nga nje tren. Pjesa me e madhe e viktimave jane te grupmoshes 8-10 vjec dhe ata po udhetonin me autobusin e shkolles ne afersi te qytetit Musa Virk ne distriktin Mian Channu.

Bashke me ta ka humbur jeten edhe shoferi i mjetit, ndersa dhjetra femije te tjere jane shtruar ne spital. Sipas informacioneve, gabimi ka qene i shoferit, i cili injoroi sinjalistiken rrugore duke kaluar ne mbikalim gabimisht.   

Top Channel