Haiti, OKB: E prekur nje e treta e banoreve

13/01/2010 18:45

Nga 3 deri ne 3.5 milione banore te Haitit, me shume se nje e treta eshte prekur ne nje menyre apo ne tjetren nga termeti vdekjeprures.

Lajmin e ka bere te ditur nensekretari i OKB-se per ceshtjet humanitare, John Holmes. Nderkohe, e gjithe bota eshte vene ne levizje per t’i ardhur ne ndihme popullsise.

Presidenti amerikan Barack Obama ka siguruar mbeshtetjen e plote te Shteteve te Bashkuara per viktimat.

Ai ka njoftuar dergimin e skuadrave te shpetimit, te cilat do te kryejne nderhyrje “te shpejta dhe te koordinuara”.

Edhe Papa Benedikti u beri apel te gjitheve per bujari. Ndihma jane njoftuar edhe nga Gjermania, Izraeli, Italia dhe Franca, e cila ka derguar dy avione me ekipe shpetimi dhe materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA