Deputetet e PS ne Shkoder

13/01/2010 20:15

Tete deputete te Partise Socialiste kane qene ne periferi te Shkodres, ne lagjet “Salo Halili” dhe “Livadhe” ku jane takuar dhe kane diskutuar me banore te shumte te tyre.

Ata kane shprehur kundershti te forta per ate qe ka ndodhur dhe manaxhimin qe i eshte bere me pas situates nga strukturat shteterore.

“Problemi me i madh eshte nese mund te jetojme ketu, ne kete vend ku drejtohet keq. Ketu eshte drejtuar keq dhe ne jemi demtuar”, ka deklaruar nje banor.

Ne emer te Partise Socialiste, deputetja Arta Dade ka bere pergjegjes per gjithcka ka ndodhur kryeministrin Sali Berisha dhe te gjithe ata qe zonja Dade i quajti “shpure te paaftesh”.

“Ne jemi ketu per te marre pergjegjesite, per te detyruar qeverine qe ashtu sic e shkaktoi kete katastrofe, te zgjidhe situaten. PS do qendroje perkrah te demtuarve. Eshte shume pak te thuash se qeveria eshte ne Shkoder. Ne nuk do lejojme perseritjen e katastrofave te krijuara nga kjo qeveri”, ka deklaruar Dade.

Partia Socialiste ka ngritur shtabin e saj te emergjences ne Shkoder, nderkohe qe rrjete vullnetaresh ndihmojne cdo dite banoret e demtuar nga permbytjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA