
Themeluesi i rrjetit me te madh social ne bote Facebook, Mark Zuckerberg preferon te hedhe nje hap me tej ne lidhje me akuzat per shkeljen e privatesise se njerezve.
25 vjecari ka pranuar se Facebook eshte nje blog qe nuk respekton privatesine e njerezve, por sipas tij, tashme kjo eshte kthyer ne nje menyre jetese pasi normat sociale ndryshojne me kalimin e kohes dhe njerezit mund te shkembejne pa asnje problem informacionet personale. Ai shtoi se tashme eshte mbyllur nje epoke dhe ka nisur nje tjeter.
“Kur fillova te mendoja per Facebook ne dhomen time ne Harvard, te gjithe me pyesnin pse duhej te hidhja informacione ne rrjet? Por me pas shperthyen shume blogje dhe sherbime te ketij lloji. Sjelljet sociale evoluojne me kohen”, thekson Zuckerberg. Ai shtoi gjithashtu se Facebook nuk ka bere gje tjeter vecse ka pasqyruar ndryshimet e medha sociale.
Top Channel