Irani: SHBA dhe Izraeli pas atentatit

12/01/2010 13:40

Mediat shteterore iraniane kane akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara per perfshirje ne sulmin me bombe qe i mori jeten fizikantit iranian.

Mediat kane cituar zedhenesin e Ministrise se Jashtme te Teheranit, i cili ka deklaruar se ka shenja te perfshirjes se Izraelit dhe SHBA ne kete “akt terrorist”.

Fizikanti Masoud Ali Mohammadi, i cilesuar si nje profesor revolucionar i perkushtuar, u vra nga nje bombe e kontrolluar ne distance.

Mediat iraniane pohojne se ai ishte nje fizikant i fushes berthamore, por duket se fusha e tij e studimit ishte teoria e kuantit.

Gjithashtu ka perplasje per perkatesine politike te tij. Kolege te universitetit deklarojne se Mohammadi nuk ishte nje figure politike.

Por te tjere thone se ai ndodhej ne listen e akademikeve qe mbeshtesin liderin e opozites Mir Hossein Mousavi para zgjedhjeve presidenciale te vitit 2009.

Top Channel