“Muri i Izraelit” merr bekimin e Uashingtonit

12/01/2010 23:30

Projekti i autoriteteve izraelite per te ndertuar nje mur ndares ne kufirin mes Rripit te Gazes dhe Egjipit per te ndaluar trafikun e armeve, duket se ka marre edhe bekimin e Uashingtonit.

“Mendojme se ndaj trafikut te armeve duhet te merren te gjitha masat e nevojshme per t’i dhene fund ketij aktiviteti te paligjshem”, deklaroi Gordon Duguid, zedhenes i Departamentit te Shtetit.

Ideja e ndertimit te nje muri ndares ne kufirin ndares me Egjiptin qarkullonte pej kohesh ne mediat izraelite, por vetem ne fillim te muajit te shkuar, qeveria izraelite paraqiti nje projekt te detajuar per ndertimin e tij.

Top Channel