Prifti: Gjendja drejt permiresimit

11/01/2010 11:10

Situata ne veri dhe ne kaskaden e lumit Drin eshte drejt permiresimit. Te pakten keshtu thote njoftimi zyrtar i Presidences se Republikes qe citon ministrin e Energjitikes, Dritan Prifti. (UPDATE)

Ministri Prifti, qe u prit nga Presidenti Bamir Topi, e ka informuar kreun e shtetit ne menyre te detajuar per gjendjen e tri ujembledhesve te hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Drin si dhe me monitorimin e vazhdueshem te nivelit te ujit.

Ministri e ka siguruar Presidentin se situata eshte drejt permiresimit dhe po monitorohet nga specialiste. Ky takim vjen nje dite pas takimit te kreut te shtetit me Farudin Hoxhen, kryetar i Komitetit te Digave te Medha.

Profesor Farudin Hoxha e siguroi Presidentin per qendrueshmerine e digave te hidrocentraleve ne kaskaden e lumit Drin.

Opozita ka kerkuar nga Presidenti qe te therrase Keshillin e Sigurise Kombetare per te diskutuar per situaten, por per momentin kreu i shtetit po mban nje seri takimesh konsultative me drejtues institucionesh dhe eksperte te fushes hidrike.

Sic njofton Presidennca e Republikes, kreu i shtetit ka theksuar rendesine e rritjes se bashkepunimit nder-institucional dhe frymes se solidaritetit.

Top Channel