Orikum, banoret protestojne per tokat

11/01/2010 12:55

Rreth 100 banore te Orikumit, sot qe ne oret e para te dites kane protestuar serish per tokat.

Ata jane grumbulluar ne hyrje te qytezes se Orikumit dhe kane marshuar pergjate bulevardit duke bllokuar nje pjese te rruges si dhe me pas kane ndalur ne oborrin e Bashkise se Orikumit.

Ka qene ora 9:00 e paradites ku dhe shume prej punonjesve te bashkise se Orikumit nuk kane filluar punen pasi banoret kane bllokuar rrugen me protesta.

Rreth nje ore ata kane protestuar duke kerkuar tokat e tyre me zbatimin e ligjit 7501. Shume prej protestuesve thane se ne tokat e tyre nuk do te lejojne qe te kryhen me punime, pasi kane qendruar disa minuta para bashkise, protestuesit jane larguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA