
Te gjithe ata qe nuk kane libreza shendetesore do te duhet te paguajne ne shtet me teper se sa ne klinikat private.
Ka mjaftuar ky fakt qe radhet e gjata te “pllakosin” ne Institutin e Sigurimit per Kujdesin Shendetesor te rajonit Fier. Banoreve te qytetit te Fierit dhe te fshatrave perreth u duhet te presin disa dite neper radhe nese duan te pajisen me nje libreze shendetesore.
Deri para disa ditesh, vetem nje sportel ka qene ne funksion te shperndarjes se librezave. Pas daljes se urdhrit te ministrit te Shendetesise, Petrit Vasili, dhe rritja e tarifave per vizitat shendetesore per te pasiguruarit, ka bere qe qytetaret te rendin per t’u pajisur me libreza shendetesore.
Situata e krijuar ka detyruar drejtuesit e ISKSH-se se Fierit te celin dhe nje sportel tjeter per banoret e qytezes se Patosit dhe te rrethinave te tij. Edhe pse ky sportel ka 10 dite qe eshte celur, banoret e Patosit ende nuk e kane ndier afrimin e tij. Ata udhetojne mbi 8 km per te siguruar librezen e shendetit, e cila u garanton viziten falas te mjeku i familjes apo ai specialist, si dhe marrjen e ilaceve te rimbursueshme ne farmaci. Por, ne radhet pafund per libreza ka me dhjetera banore qe vijne nga zonat e thella. Ata ankohen se kane ardhur per te disaten here dhe nuk kane mundur te marrin librezen.
“Kam ardhur qe nga Ada e Frakulles, rreth 30 km, por nuk e kam marre librezen. E kam te disaten here qe vij. Kam nisur qe para vitit te ri dhe ende nuk e kam marre”, ka thene Bafjtar Ramaj. Nderkaq, Minush Metaj, banor i fshatit Selishte te Cakranit, eshte shprehur se: “Jam i semure kronik me diabet e tension dhe me duhet te duroj edhe radhet. Kam 10 dite qe vij dhe nuk arrij te marr librezen”.
Marsela Goxhaj, specialiste prane ISKSH-se se Fierit, ka pranuar problemin, por shprehet: “Eshte e vertete qe vetem nje sportel eshte ne sherbim te banoreve te te gjithe rrethit te Fierit. Kemi me te vertete nje fluks te madh kerkesash per libreza shendetesore, por kjo nuk varet nga ne. Situata eshte bere vertet kaotike dhe kjo vetem per problem teknike qe nuk varen nga ne”, ka thene specialistja Goxhaj. Me tej ajo ka shtuar se “Drejtoria e ISKSH-se nuk perballon dot kete fluks te madh, por nuk ka fonde te mjaftueshme per zgjerim ambientesh”.
Ne korridorin e drejtorise rajonale eshte pershtatur nje kabine e vogel me siperfaqe afro 3 metra katrore dhe kjo sherben per leshimin e librezave shendetesore per mbi 300 mije banoret e rrethit te Fierit. Prej vitesh drejtoria e ISKSH-se rajonale ka kerkuar mjedise te reja dhe investime per zgjerim mjedisesh, por deri me sot nuk eshte dhene asnje shprese.
Top Channel