Topi siguron shqiptaret: Kaskada e Drinit, e sigurt!

10/01/2010 12:40

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka takuar ekspertin e digave dhe nje nga projektuesit e kasakadave te Drinit, Farudin Hoxha, per te diskutuar rreth gjendjes aktuale dhe rreziqeve te mundshme qe mund t’u kanosen veprave me te medha energjitike ne vend.

Pas bisedes, kreu i shtetit ka dhene nje mesazh mjaft te qarte per shqiptaret, duke theksuar se vendi nuk rrezikon asnje katastrofe pasi sipas tij, kaskada e Drinit ka elemete te sigurise se larte.

Topi tha gjithashtu se situata ne kaskada eshte ne permiresim te vazhdueshem, por shtoi se institucionet duhet te rrisin bashkepunimin. Presidenti shtoi se edhe media ka nje rol me rendesi ne kete situate.

Pas takimit ka folur edhe eksperti Farudin Hoxha, i cili, ashtu si presidenti, siguroi shqiptaret se kaskades se Drinit nuk i kanoset asnje rrezk. Ne fund te fjales Hoxha u shpreh se pasi te kalohet kjo gjendje, specialistet duhet te bejne nje analize dhe te marrin masat qe kjo situate te mos perseritet me.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA