Keshilli Bashkiak do te mblidhet jashte radhe, me kerkese te perfaqesuesve demokrate, te cilet akuzuan kryebashkiakun Rama dhe administraten, se nuk I jane bashkuar ndihmes qe po u behet nga Shqiperia dhe shtetet e huaja, banoreve te zonave te permbytura.
“Jam ketu per te komunikuar shqetesimin e keshilltareve demokrate ne Bashkine e Tiranes, lidhur me mosveprimin e kryetarit dhe administrates, ne solidaritet te zonave te permbytura. S’kemi reagim nga kryetari i Bashkise se Tiranes, cuditerisht sikur ka humbur si kripa ne uje dhe ne keto kushte Keshilli do te mblidhet jashte radhes, per te caktuar edhe ne emer te qytetareve te Tiranes, qe t’i vije ne ndihme zonave te permbytura”, deklaroi kreu i keshilltareve demokrate Ferdinand Poni.
Keshilli po ploteson kerkesen per mbledhjen e keshillit jashte radhe, qe sipas zotit Poni do te zhvillohet te henen, ose te marten.
Top Channel