Rama serish ne Shkoder

10/01/2010 19:55

Kryetari i opozites, Edi Rama dhe deputete te PS-se ishin serish ne zonat e permbytura ne rajonin e Shkodres, ku inspektuan fshatrat Bushat, Dajc, Trush i Madh dhe Trush i Vogel si dhe lagjen Livadhe ne periferi te qytetit.

Ankthi dhe pasiguria vazhon te mbaje ne tension banoret e ketyre zonave qe po shikojne pasurite e tyre te treten cdo dite nga uji.

Nje tjeter banor ankohet se trajtimi nga autoritetet ne qendrat e pritjes se te evakuuarve nuk ka qene i mire.

Me pas drejtuesit e PS-se e te opozites dhane edhe nje konference per shtyp. Ata u bene thirrje edhe njehere qyetareve te vendit te solidarizohen dhe te ndihmojne banoret e permbytur te ketyre zonave.

Edi Rama u perpoq te sqaroje edhe njehere pozicionin e partise se tij e cila ka ngritur edhe nje shtab emergjence te cilin disa drejtues te qeverise e kane cilesuar si strukture paralele.
      
“Cdo vend i emancipuar, cdo popull vepron ne keto raste duke ngritur struktura vullnetare, te te gjitha llojeve me baze partiake, me baze komunitare, me baze sociale e individuale. Keto nuk quhen struktura paralele, por struktura solidariteti qe jane shprehje e nje vetedijeje qytetare europiane ne shekullin e XXI qe nuk eshte vetedija e atyre qe sot kane pergjegjesi per shkaktimin e kesaj katastrofe, kane edhe paturpesine te bejne edhe politike me katastrofen duke u marre me opoziten, nderkohe qe duhet te merren me njerezit”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA