Permbytjet, PS: Keqmenaxhim i Drinit, te largohet Prifti

10/01/2010 15:40

Partia Socialiste akuzon se situata e krijuar ne zonat veriperendimore te vendit erdhi si pasopje e keqmenaxhimit te Kaskades se Drinit.

“Dite pas dite, nga deshmite e eksperteve dhe te dhenat kontradiktore te qeverise, shqiptaret po mesojne se shkaku kryesor i permbytjes nuk eshte natyror, por njerezor. Deshmite e eksperteve po nxjerrin ne pah se tragjedia erdhi si rezultat i keqmananxhimit nga ana e strukturave shteterore pergjegjese per veprat ne Kaskaden e Drinit, te cilet me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkaktuan permbytjen me te madhe qe ka pare ndonjehere ky vend”, deklaroi deputeti socialist Damian Gjiknuri.

PS kerkon largimin e menjehershem te Ministrit te Energjetikes Dritan Prifti dhe riperseriti kerkesen e saj ndaj prokurorise qe te nise hetimet.

“Nese nuk e ndjen veten me faj, Berisha duhet te shkarkoje menjehere Dritan Priftin, qe me arrogance dhe neglizhence, duket te kete shmangur cdo kerkese qe percaktonte rregullorja ne fuqi per manaxhimin e prurjeve ujore. Nese nuk vepron edhe pas gjithe ketyre deshmive qe flasin qarte per pergjegjesite e ministrit te tij, Berisha duhet te largohet bashke me te, si ideatori i politikave qe parapergatiten situaten qe shkaktoi  tragjedine. E njejta thirrje vlen edhe per prokurorine, e cila duhet te kishte filluar menjehere hetimet, dhe jo te prese  deri sa uji te hyje ne zyrat e saj, e me pas te kujtohet se paska nje permbytje.  Cfare tjeter pritet te ndodhe ne kete shtet qe nje minister te largohet, apo nje prokuror te filloje hetimin!?”, vijoi ne fjalen e tij Gjiknuri.

Partia Socialiste deklaroi se po ndjek me shqetesim te gjithe situaten e krijuar ne zonat e permbytura dhe shpreh solidaritetin me banoret e ketyre zonave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA