Mijera shtepi nen uje, ja pamjet nga lart

10/01/2010 15:20

Shkodra po perjeton nje situate dramatike me permbytjet. Vershimi i Drinit vazhdon, ndonese me pak i vrullshem se ditet e kaluara.

Por deri kur ujerat e Drinit te terhiqen, pamja qe ofrohet nga qielli tregon situaten gati apokaliptike te permbytjeve.

Me mijera hektare toke te permbytura e mijera shtepi nen uje, shume prej te cilave tashme u duken vetem catite.

Pamjet e marra nga lart nga Top Channel tregojne se edhe ne kushte te veshtira disa prej banoreve nuk kane braktisur shtepite duke sfiduar ujerat dhe temperaturat e ulta. Ne fshatin Obot situata paraqitet edhe me dramatike me shtepi totalisht nen uje. Fshati eshte kthyer ne nje fshat fantazem.

Nderkohe ne qytetin e Shkodres, uji ka vershuar ne rrugen kryesore te lagjes Xhabi pasi pusetat nuk mund te shkarkojne ujin ne lume.

Mesohet se rreth 800 forca te ushtrise ndodhen prane banoreve te zonave te permbytura per t’u ardhur ne ndihme atyre, megjithese vihet re nje permiresim i lehte i situates.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA