Situata ne Kaskaden e Drinit vazhdon te permiresohet. Sipas te dhenave me te fundit te Komitetit Nderministror te Emergjencave, niveli i ujit ne Hidrocenteralin e Fierzes ka rene ne 291.58 metra nga 293 qe arriti maksimumin me mesjave.
Te dhenat me te fundit deri ne mesdite tregojne se prurjet ne Fierze kane arritur ne 650 meter kub uje ne sekonde.
KESH njofton se ne te tre hidrocentralet po vazhdon te shkarkohet uje permes portave te sigurise, ndonese ne sasi me te uleta se sa nje dite me pare. Sipas te dhenave ne Fierze eshte duke u shkarkuar 400 meter kub uje ne sekonde. Ne Koman 1 mije meter kub dhe ne Vaun e Dejes 1200 meter kub uje ne sekonde nga 1880 qe eshte shkarkuar te shtunen ne darke.
Nderkaq ne Hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka rene me me shume se nje meter krahasuar me dje duke arritur kuoten 170 metra, ndersa Vau i Dejes ndodhet ne kuotat 74.34 meter.
Burime nga KESH-i thone per Top Channel se me te dhenat aktuale pritet qe niveli i ujit ne liqenin e Fierzes te rikthehet ne kuotat e sigurise, deri ne 290 meter, brenda dy diteve.
Top Channel