Fierze, demtohen kembet e ures poshte diges

10/01/2010 11:15

Ura qe ndodhet poshte diges se liqenit te Fierzes, pamjet e demtimit te se ciles i transmetoi ekskluzivisht Top Channel dy dite me pare, ka dale jashte funksionit.

Aksi rrugor Qafe Mali-Bajram Curri eshte bllokuar per shkak te prishjes se kembeve te ures si pasoje e derdhjeve te medha nga kaskada e liqenit te Fierzes. Drejtoria e Rrugeve po punon per zhbllokimin e aksit prane ures se demtuar, ndersa policia keshillon shoferet te mos kalojne ne kete aks.

Ne pamjet e dy diteve me pare u pa qarte se ura ishte demtuar ne nje pjese te saj dhe si pasoje e dallgeve te medha te krijuara nga kaskada, ndoshej shume prane rrezikut te shembjes. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA