Durres, anija keput spirancen, rrezikon te batohet

10/01/2010 10:25

Moti i keq ka shkaktuar kaos ne Portin e Durresit. Per shkak te dallgeve te medha dhe eres se forte, 3 tragete kane mbetur ne rade pa mundur te anokorohen, nderkohe qe nje anije tregtare me kapacitet 2 mije ton, ka keputur spirancen dhe eshte spostuar ne zonen e plazhit nga forca e eres.

Per shkak te motit te keq dhe cektines, mjetet e rimorkimit nuk kane mundur te nderhyjne, nderkohe qe anija rrezikon te fuse uje brenda e te fundoset. Mijera emigrante qe kishin prenotuar te udhetonin drejt vendit fqinje, jane detyruar te kalojne naten neper automjetet e tyre, pasi kapiteneria e portit ka pezulluar perkohesisht lundrimin e trageteve drejt Barit.

Gjate oreve te para te se dieles kane mundur te dalin nga porti vetem 3 tragete, ndersa 3 te tjere per shkak te eres se forte kane mbetur ne raden e portit pa mundur te ankorohen ne terminalin e trageteve.

Burime portuale bejne te ditur se manovrat per ankorimin e tyre nuk jane te sigurta dhe do te pritet deri ne qetesimin e eres dhe ndryshimin e drejtimit te saj. Nderkohe qe pritet te mberrije edhe nje traget nga Ancona i cili do te kete fatin e tre te tjereve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA