Kreu i Financave Bode, inspektoi gjate dites zonat e permbytura ditet e fundit ne rrethin e Shkodres dhe garantoi vleresimin e demeve te shkaktuara.
Ministri Financave i shoqeruar nga deputete te Qarkut Shkoder eshte takuar me banore te Malit te Jushit ne Bushat ku theksoi se Shtabi Emergjences ka miratuar fondet e nevojshme dhe gjithashtu jane ngritur te gjitha strukturat per shperndarjen e bazes ushqimore edhe ne zonat ku njerezit vazhdojne te qendrojne ne shtepite e tyre.
Bode tha se Shtabi i Emergjences tashme ka akomoduar dhe siguruar gjithcka iu nevojitet banoreve te evakuuar, gjithashtu edhe atyre qe qendrojne ne shtepi.
“Nje izolim pak i zgjatur ngre problemin e mbeshtetjes me baze ushqimore edhe per blektorine dhe nga dita e sotme do te filloje shperndarja e bazes ushqimore dhe per blektorine. Pra me ngritjen e nje fondi operacional, ne cdo dite do te plotesojme te gjitha nevojat, jo vetem per banoret por edhe per bagetine ne keto zona pasi ky izolim mund te zgjase dhe disa dite te tjera”, deklaroi Ministri i Financave.
Bode, ritheksoi edhe njehere faktin se qeveria shqiptare do te perballoje cdo nevoje qe kane keto zona, per te siguruar funksionimin normal, brenda ketij anormaliteti si per njerzit ashtu dhe per bagetine.
Kreu i Financave siguroi banoret qe shperndarja e bazes ushqimore do te jete transparente dhe korrrekte, si dhe do te behet vleresimi i cdo demi te shkaktuar nga permbytjet.
Top Channel