Vlore, riparohet argjinatura e Vjoses

09/01/2010 15:55

Pas permbytjeve te pak diteve me pare ne fshatrat e Komunes se Novoseles, kjo komune ne bashkepunim me Ndermarrjen e Ujrave kane nisur riparimin e argjinatures ne pjesen ku lumi doli nga shtrati ku per pasoje u permbyten 80 shtepi, si dhe nje siperfaqe e madhe toke.

Sipas Rait Llanaj kryetarit te komunes se Novoseles,pas demtimit qe firma e cila nderton autostraten shkaktoi ne kete pjese te lumit rreth 70 m linear prishje te argjinatures ku dihet qe u permbyten disa hektare toke.

Pas terheqjes se ujrave nisi menjehere puna per riparimin e kesaj argjinature, nderkohe qe ka perfunduar zhdemtimi per me shume se 70 familje, ndihme e cila u be ne menyre publike.

Sipas Llanajt,dalja nga shtrati e lumit Vjose eshte akome me serioze ne zonen e Murizes pak kilometra larg komunes,pasi nese del lumi ne kete pjese, Vjoses i ndryshon rrjedha dhe sasia e ujit mund te shkoje deri ne fshatin Narte te Vlores apo akoma me tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA