Shkoder, aty ku po zhvillohet beteja me ujin

09/01/2010 08:35

Sapo futesh ne territorin e Shkodres, kupton se “terbimi” i lumit Drin e ka trazuar fort qytetin e moçem. Nga larg, kalaja e Rozafes, poshte se ciles rrjedh Drini, duket se po lufton pa ushtare per te mbrojtur Shkodren nga uji.

Ende pa hyre ne qytet, ne zonen e Berdices, Bahçallekut e Ajasmes, syri te rrok vetem uje. Kushdo e ka mjaft te veshtire te shquaje rruge, ndersa banesat rreth e rrotull jane zhytur ne uje deri ne 2 metra.

Nese ngjitesh lart, ne kalane e Rozafes, Drini duket i frikshem dhe pamja qe te ofrohet u ngjason skenave te filmave.

Zonat e banuara jane kthyer ne ishuj dhe fusha te tera, mijera hektare, jane te mbuluara me uje, duke krijuar nje liqen te madh.

Zona e Bahçallekut nga kalaja e Shkodres te duket se po kthehet ne nje ishull, ndersa ne te majte te tij ndodhen fushat e medha te Dajçit, Trushit e Velipojes.

E ke te veshtire te besosh qe mbi ate toke ku para nje jave fermeret punonin token, uji ka mbuluar gjithçka dhe nuk te ze syri asnje pellembe toke, por vetem varka me motor.

Kjo eshte panorama qe te ofrohet deri pa kaluar uren e Bahçallekut, por kur kalon kete ure, mendon se do e gjesh dhe qytetin te mbuluar me uje.

Por realisht qyteti i Shkodres ka nje jete normale dhe asnje rruge nuk eshte mbuluar nga uji. Por banoret, duke e pare veten te rrethuar nga uji, ndihen te frikesuar nga nje situate e papritur qe mund te krijohet, nese do te kete probleme me digat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA