Rama: Prokuroria te filloje hetimin

09/01/2010 20:10

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama i ka kerkuar prokurores se pergjithshme Ina Rama qe te filloje hetimin per permbytjet qe kane perfshire veriun e vendit.

Sipas tij, katastrofa e ndodhur eshte per faj te keqmenaxhimit dhe nuk eshte natyrore.

“Kryeministri i vendit po jep shfaqjen e radhes per te mbuluar te verteten. Por ai nuk shpeton nga kjo edhe sikur prokuroria te mos jete zgjuar nga gjumi i dimrit. Zonja e prokurore e pergjithshme ne ju kemi mbeshtetur dhe ju mbeshtesim, por ne duam te dime se c’duhet te ndodhe me tej ne kete vend qe prokuroria te shkoje ne vendngjarje per te hetuar per demet e shkaktuara”, theksoi Rama ne nje dalje per mediat.

“Veriun nuk po e permbyt Zoti, por robi. Keqqeverisja po e shkaterron vendin nga katastrofa ne katastrofe, te cilat konsiderohen si kalime nga fotorja ne fitorje”, theksoi Rama.

Kreu i PS-se theksoi se permbytjet jane nje arsye me shume per te kerkuar largimin e kryeministrit Berisha.

“Eshte nje arsye me shume per te kerkuar me force, pas emergjences, largimin e tij”, deklaroi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA